TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Sa Me Vrap Ma Vune Kambën
Lyrics

Sa me vrap ma vune kambën
e më more gjith’ ket mani,
as moj ballë sadef e xhanëm,
çka t’kam ba i mjeri s’e dij.

Më kallxo ku t’kam dagoni së,
fol me gojë, bare, ta dij,
se ndër mend më ke shashtisë,
ndër vetulla tueja – Nuri

Belin hollë porsi unaza,
edhe gusha hije t’ban,
faqet si sheqer me maza,
edhe mue s’më le derman.

Emnit t’thojshin lulja e allit,
era t’vinte zejmiranë
po t’baj be, pash syt’ e ballit
mik tjetër mos me më xanë.

Kan’ fillue me çil shëbojat,
era e tyne asht e mirë,
un’ moj njome, s’të hjek gojet,
se m’ka ba në zemër birë.

Ti je guri i xhavahirit,
qi lshon rreze në kalldram,
dan se je e bija e t’mirit
e n’ty shumë marak po kam.