TEKSTESHQIP

Këngë Të Shqipërisë Së Jugut
Sevdaja Jote Më Treti
Lyrics

Vashëzo, lule xheneti
Ballëkollonar’ e xhepit,
Sevdaja jote më treti!
Më të tretë e më ka tharë,
Se si tinë s’kamte parë!
Didi-didi, laroja,
Ç’ke që leh, a paç bela ?
Do të trokëllij dhe ca,
Dolli plaka: - Ç’isht’ ashtu?
Hesht moj plakë, se jam u’!
Ç’kërkon qenë këtë natë?
Kërkon çibukun e artë.