>
LETERSISHQIP

Heqama

Ndonjëherë ndjenjat shtrydhen,
pjeshkët çelin trëndafile,
jeshilja e kafenjtë e hajthme përtypet,
dëborërat veshin xhinse të shkurtra,
kurora e maleve shpotitëse pluhrohet,
nektar i thekshëm rozë në një
film të metrazhit të shkurtër
pranverëzat pudrosen,
bletëza zë krahë pyjet e mështeknës,
në një Meridiano shtrigat plotësohen kukulla,
dhe unë mbes duke kafshuar gjëra të ftofta,
heqamë e avullt e gojëzave të njelmeta,
e proshkët gjeturia,erëra e qepeve fanitet nga liturgjia
dhëmbëzohet,eglendiset e pafajshme nëpër trotuar verbëria
një tuhaf si unë kafshon lodra ,
ndjenja ,kofshë të forta tendosen ,gjindosen,
mavijosen ,ambalazh nëpër shporta ,
të mblidhen ngadalë pemët e lira
kallajisura në të florinjta
pikasen,hakërrohen gozhdohen në arkivole
zberthyeshëm arnohet fije e fildishtë bastardohet
molepset e zgjebosur angështia
kungohet gjithë padituria
që s'fundi gjithçka është e neveritshme .