>
BIOSHQIP

Kaltrina Selimi: Kënaqësia E Të Qenurit Nënë Nuk Diskutohet

01-10-2015
Këngëtarja e mirënjohur, Kaltrina Selimi, gëzon simpatinë e një publiku të gjerë. Ajo me ëmbëlsinë e saj, dinë të paraqitet gjithnjë e vecantë. Kaltrina, edhe si nënë mundohet të jetë tejet e përkushtuar ndaj të birit.Në një intervistë për Indeksonline, ajo flet rreth projekteve muzikore, ndjenjat e të qenurit nënë, si dhe dashurinë ndaj Tristanit. “Për momentin veç kam filluar t’i bëj përgatitjet për projektin e radhës, kjo pra nënkupton bisedimet me kompozitor, pak a shumë plane se çka, si duhet të jetë gjithçka në vazhdim”, ka thënë Selimi në një bisedë për Indeksonline. “Pak shëtitje, pak pushim sepse një kohë më është dashur të qëndrojë edhe në Londër”, është një ditë e Kaltrinës. Me plotë dashuri e ndjënjë të vecantë, ajo flet edhe për djalin e saj Tristanin, për të cilin thotë se i ka sjellë shumë lumturi. “Fëmijë shumë i dashur, në përgjithësi shumë i qetë, fëmijë që kërkon të ketë vëmendje, pra dëshiron të merresh gjatë gjithë kohës vetëm me të, në të kundërtën reagon me zhurma”, tregon Kaltrina. Thotë se ndjenja e të qenurit nënë nuk diskutohet, por sipas saj, kjo poashtu ka vështirësitë e saj, duke kërkuar në këtë mënyrë përkushtim maksimal. “Kënaqësia e të qenurit nënë nuk diskutohet, por është e vërtetë se ka edhe vështirësi, sidomos nuk është shumë e lehtë për mua që shumicën e kohës jam vetë dhe me gjithçka më duhet të merrem vetë pa e pasur ndihmën e askujt.”, tha Selimi.
(Indeksonline)

Kaltrina Selimi: Kënaqësia E Të Qenurit Nënë Nuk Diskutohet