TEKSTESHQIP

Serenata Korçare
Kur Vjen Behari
Lyrics

Kur vjen behari

Kur vjen behari çel qershia,
vajzat e bukura, faqka paputhura,
andej-këtej kërkojnë djemtë,
duan të lozin-ë, të qeshin-ë.

Dashuria është djallush dhe gërmush, cilinkush, do guxojë ta trazojë.
Mjer ay q’kërkon nga puna ta ndalojë.
Merr shigjetën edhe vret as që pyet, si një mbret, që të gjithë ta dëgjojnë.
Plag’ e tij s’i mbyllet shpejt dhe barnat s’e shërojnë.

Kur vjen behari çel qershia
vajzat e bukura, faqka paputhura,
andej-këtej kërkojnë djemtë,
Duan të lozin-ë, të qeshin-ë.

Zemrat fort e n'atë ças dhe me gaz i nagas, dashurinë të këndojnë.
Vajzat, djemtë, gjithë tok dhe buzët t'i bashkojnë.
Gjoksi çelë, kundërmon, dëshëron dhe kërkon, që të puthë dashurinë.
Jashtë do të dal’ se mënt i pëlcet gjinë.

Kur vjen behari dhe qershitë,
vajzat e bukura, faqka paputhura,
andej-këtej kërkojnë djemtë,
Duan të lozin-ë, të qeshin-ë.

DËRGOI: