TEKSTESHQIP

Kenge Korçare
Alfabeti Shqip
Lyrics

Sot ësht' dita shqipëtarë
të përpiqemi.
Alfabetin ton t'a mbrojmë
shpejt, o burrani.
Shkronjat tona jan' të arta
këto duam ne.

Shqipëri, Atdhe i dashur,
ne s'të lëmë,ty të varfër.(x2)

Dhe armiqtë o shqipëtarë
po përpiqen-ë.
Shkronjat turçe dhe greqishte
të na japin-ë.
Le t'i mbajn' ato për vehte
kemi tonat-ë

Shqipëri, Atdhe i dashur,
ne s'të lëmë ty të varfër.(x2)

Ata duan shqipëtarë
ndarjen tonë.
Këtë punë shumë kthjellët
e treguan-ë.
Ngrihuni që t'u tregoni
s'e duroni dot.

Shqipëri,Atdhe i dashur,
ne s'të lëmë ty të varfër.(x2)