TEKSTESHQIP

Kenge Korçare
Sa Të Rrojë Gjithësia
Lyrics

Sa të rrojë Gjithësia
Sa të rrojë gjithë dheu
I: Do të rrojë Shqipëria :I
I: Dhe emr’ i mëmëdheut. :I
Nënë ty të le shëndenë
Se Shqipëria po më pret
Falmë nëno pak bekimnë
Se trumbeta po thërret.
Se detyr’ e djalërisë
Është lufta për atdhe
Dhe për nder të Shqipërisë
Dëshmitar vete të vdes.