TEKSTESHQIP

Kenge Korçare
Po Shkoj, Po Shkoj Moj E Dashur
Lyrics

Po shkoj, po shkoj moj e dashur
Mbrapa gjithë këtyre maleve
Dashurinë që kemi patur
Po në zemër tënde mbaje.
Ç’më ra puna të largohem
Se për fatin e shëmtuar.
S’m’premtoj koha të takohem
Se orari ka kaluar.
Ti më lë në hapësirë
Që gjithë botën e ndriçon
Më bën mua një të mirë
Në qoftë se më dëgjon.
E pashë dritën e pasosur
Që t’a shoh dashnoren time.
Që e kam lënë të brengosur
E shkon natën plot mejtime.m