TEKSTESHQIP

Kenge Korçare
Këngë E Mullirit
Lyrics

Dielli vërtitet, bota rrotullon
Mbi jetën tonë koha po kalon.
Vite e shekuj shkojnë e s’kuptohen
Mjerisht si njerëzit vdesin, harrohen.
Uji vërtitet, guri rrotullon
Ditë edhe natë mulliri punon.
Grurë dhe misër venë e dërmohen
Miell e brum, buka gatohet.
I: Rridh o ujë, fry moj erë!
Vërtit gur si ngaherë!
Rridh e fry shumë me të shpejtë!
Bëj miell të hollë e të lehtë!