teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

KENGE PER FEMIJE :: NEWS


Festivali I Femijeve I Jep Jete Edmond Zhulalit


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.7 / Votuan:  3

[02-05-2012]
Edicioni i festivalit te 49-te i Kenges per Femije te kryeqytetit, kete vit ka qene i veshur me elemente tradicionale, kenge dhe numra koreografike, dedikuar ne menyre specifike 100-vjetorit te Pavaresise. Ne kete festival u prezantuan rreth 20 kenge, por nuk munguan as surprizat e shumta ne mbremjen gala te cmimeve.

Cmimi i pare i festivalit te femijeve te kryeqytetit shkoi per kengen "Nje, dy, tre sonte erdhem ne" me muzike te Edmond Zhulalit, tekst te Agim Docit, orkestrim te Edmond Zhulalit, nen interpretimin e Livia Qazimit. I pyetur per kete pjesemarrje, kompozitori Edmond Zhullali, rrefen se ky festival i ka dhene tri here cmimin e pare, dhe ka nje pjesemarrje prej 15 festivalesh nder vite.

"Kenga fituese me zerin e vajzes 8-vjecare Livia Qazimit, erdhi ashtu sic ne prisnim ne kete edicion te 49-te. Kenga flet per nje femije qe ka lindur jashte trojeve shqiptare, dhe me ane te ketyre vargjeve shpreh dashurine per gjuhen e Naimit, flet per ndryshimet qe Shqiperia ka bere", – pohon kompozitori. Me tej, Zhulali tregon dhe bashkepunimin me femijet, nje bashkepunim qe i jep jete dhe kenaqesi cdo vit. "Vazhdimisht kam shkruar dhe ne keto 15 festivale, tre here jam vleresuar me cmimin e pare.

Ky festival eshte shume i rendesishem, pasi zhvillohet ne 100-vjetorin e Pavaresise". Nderkohe qe cmimi i dyte shkoi per kengen "Kohen pse harxhon" me muzike te Klodian Qafokut, me tekst te Elona Hysenit, orkestracion te Klodian Qafokut dhe interpretim te Uendi Mancakut. Cmimi i trete shkoi per kengen "Darla la la di ladada" me muzike te Sokol Marsit, tekst te Jorgo Papingjit dhe orkestracion te Sokol Marsit ku interpretoi Armela Tusha.

Ne mbremjen e ndarjes se cmimeve u dhane edhe pese cmime te tjera si orkestrimi me i mire, teksti me i mire, vokali me i mire dhe performanca me e mire. Gjinia e kengeve konkurruese ishin te larmishme, por dhe e percaktuar ne grupmosha te ndryshme, si per femije te moshes se vogel, por edhe ato me te rritur.

Kori i femijeve ishte ai qe i dha vlerat maksimale te gjithe konkurrenteve gjate dy neteve te Festivalit. Grupi i valleve dhe baletit modern te QKKF, me koreografi te pergatitura enkas per kete festival, zune nje vend te vecante ne elementet artistike te ketij festivali.
 (Izaura Ndoj Koha Jone)


Me shume artikuj nga Kenge Per Femije

Kenge Per Femije
Kenge Per Femije



Gėzuar Ditelindjen
SHUMĖ URIME
PĖR JU        
Shyhrete Behluli 56 vjeē
Armend Regjepagiqi 46 vjeē

Votimi i Javes
   21-27 Prill 2014

Kush Dominon Ne Showbiz?

  Genta Ismajli

  Dafina Zeqiri

  Elvana Gjata

  Rita Ora

  Nora Istrefi

  Kaltrina Selimi

Votimi i Javes