TEKSTESHQIP

Kenge Per Femije
Njëshi Dhe Zero
Lyrics

Unë jam njëshi numri parë,
fjalën time ta dëgjoni,
se nga unë nis punë e mbarë,
këtë kurrë mos e harroni.
Se pa mua s'ka miliona,
nuk ka mijeshe nuk ka dhjetë,
numërimi nuk fillon,
në të gjithë numrat unë jam mbret.

Pra degjoni fjalën time,
gjithë ku jeni e ku s'jeni,
dhe mos bëni diskutime,
se pa mua zero jeni.(2 here)

Zero-ja kur e dëgjoi,
i tha njëshit qete-e-qete,
nëse unë s'te shoqeroj,
ti nuk bëhesh dot as dhjetë.
S'bëhesh qindshe as milion,
s'bëhesh dot as dysh as tetë
vetëm ti a e kupton,
vec per vete ti je mbret.

Numri parë je padyshim,
por ta dish more i mjerë,
se pa numrat ne vazhdim,
vetëm njeshin ke si vlere.(2 here)

DËRGOI: