TEKSTESHQIP

Kenge Per Femije
Pinoku
Lyrics

Kalamaja, kalamaja!
-Ç’farë ka?
-Shpejt, mblidhuni ketu, sepërse do ju tregoj një përrallë shumë të bukur.
Por mos bëni zhurmë! Një here e një kohë na ishte një mbret, oh më falni, kalamaja se u ngatërrova.
- Vazhdo, vazhdo!
-Nuk ishte një mbret jo. Një here e një kohë na ishte një cope druri.
Por kjo copa e drurit nuk ishte si copat e tjera të druve.
-Si ishte?
-Kjo ishte një copë druri që kërcente, këndonte dhe fliste si një njeri, bile, bile edhe gënjente.
-Joooooooooo
- Sa bukur gënjente!!!
- Me të vërtetë?!!!
- Për koken e mamit, nuk gënjej.
E mo, s’ju gënjej! Copa e drurit kishte edhe një emër.
Atë e quanin Pinok.
-Si?
- Pinok! Dhe unë e bëra shok për kokë. Sa I mire që është!!!! Hahahaaahaha
-Ti vazhdo, ti vazhdo,
për Pinokun na trego!
Sa çudi qenka vertete,
si njeriu druri flet.

-Unë në shpi kam lodra plot,
një majmun e një maçok,
një luan e një ari.
Kam hardhucen, krokodilin
dhe një mace, dhe një mi.
Por më tepër nga çdo shok,
kam përzemër një Pinok,
vetëm se kanjë problem: ky Pinoku,
ky Pinokum, ky Pinoku më gënjen.

Ref. O Pinok, ore shejtan,
çke që bëhesh llafazan,
nëse je shok i vërtetë, mos gënje,
mos gënje, mos gënje se s’ka lezet!
Të kam shpirt të dua fort,
të kam mik e të kam shok.
Por ama kur më gënjen, ti hiq fare,
ti hiq fare, ti hiq fare s’më pëlqen!

-Se Pinoku eshte Pinok,
një sekret nuk e mban dot,
sa ti them vetëm një fjalë,
ta marrë vesh, ta marrë vesh,
ta marrë vesh plot një mëhallë.
Me Pinokun bisedoj,
gjithë sekretet i tregoj,
dhe i lutem të mos flasë,
por ai, por ai, por ai ia thotë mamasë

Ref. O Pinok, ore shejtan,
çke që bëhesh llafazan,
nëse je shok i vërtetë, mos gënje,
mos gënje, mos gënje se s’ka lezet!
Të kam shpirt të dua fort,
të kam mik e të kam shok.
Por ama kur më gënjen, ti hiq fare,
ti hiq fare, ti hiq fare s’më pëlqen!

-o Pinok, ore Pinok
edhe ne të kemi shok.
Si të tjerët të mësosh edhe klasen,
edhe klasen, edhe klasen ta kalosh.
Që në shkollë përditë të shkosh
dhe të vish të na tregosh.
Që në shkollë përditë të shkosh
edhe klasen ta kalosh.

O Pinok, o Pinok,
edhe ne të kemi shok!