TEKSTESHQIP

Kenge Te Shqiperise Se Mesme
Fustani Me Pika
Lyrics

Fustani me pika
Sa hije të paska

Ngreje kokën pak moj shpirto
Sa të shof se plasa

Zanin ta nigjoje
Una ty përditë

Edhe rrugës ti kur shkoje
Sikur bojshe dritë

Në mëngjes të erdha
Me taku me ty-e

Aman se ç’mu dridhte zemra
Kur m’shikoje n’sy e

Ty të kam në men-e
Gjithë kah shkoj e vij-e

Gjumi natës nuk më zen
M’i more ment e mi