TEKSTESHQIP

Kenge Te Shqiperise Se Mesme
M’vune Kambën Pa Të Drejtë
Lyrics

I
I: M’vune kambën pa të drejtë
S’u tregove zemërgjanë.
Unë të çmova shum të shtrejtë
Ti e din moj t’pata thanë.
II
Vet më more me të mirë
Me dëshirë, plot bujari.
Por tashti pse s’ke mëshirë?
Pse ma hedhë për bukurinë?
III
Të putha njëher në faqe
Më buzqeshe si fëmijë.
T’vinte era manushaqe
M’u duk vehtja djal i ri.
T’vinte era manushaqe
Mori lule në saksi.
IV
Vuna vehten në mundime
Për hatër të dashunisë.
Nuk më dhe asnjë premtim
More nuri i bukurisë.
V
Në dy faqet ke ka ’i pikë
Nuse e re moj me kimet.
Eja afër mos më ik!
Më shikon e nuk më flet.
VI
Po t’këndoj një kangë të re
I Për të thanë sa fort të du.
E din mirë se ti më le,
E sa shpejtë më ke harru’!