TEKSTESHQIP

Kenge Te Shqiperise Se Mesme
Ma Mirë Në Pyll Se N’qytet
Lyrics

Ma mirë në pyll se n’qytet
I: Na të dy o atje të rrojmë. :I
Atje njeri s’na gërget
I: Të ambël o jetën ta çojmë. :I
Kapërceva mal’n e Krastës
Të mirë meç mor Elbasan!
Vuna kamën në mal t’Vashës
Pashë Sopotin dhe Vasjanë.
Ç’ju lutem zotit na dha
Nuk ka tjetër lumturi.
Nji kasollë mlu’ me bar
Të rrojmë në mal si bari.
Kur humb rrugën nji njeri
Të gjithë brengat o i mendon.
Shok i bahet nji bari
Hajde sonte n’kasollen tonë!
Zoti ju dhashtë bujari
Që se latë udhëtarin jashtë
Bukë, venë dhe raki
N’këtë kasollë mlu’ me kashtë.
Bariu mikun e dëfren
Edhe fyellit duke i ra.
Zakone t’vjetra i rrëfen
Kështu gjyshnat na i kanë lanë.
Sa amël raka fyelli
Kush ka vesh për me e ngu’.
Larg u ndodh Isuf Myzyri
Bariut afër iu afru’.