>
BIOSHQIP

Klepto Merr Pasaporten Kosovare

24-05-2012
Reperi i grupit, TBA, Klepto, është pajisur me pasaportën e Republikës së Kosovës, duke bërë kështu dhe një hap tjetër konkret para koncertit të madh të 15 korrikut në Stadiumin e Prishtinës.

Klepto ka konfirmuar se tashmë është shtetas i Kosovës edhe pse jeton në Amerikë dhe me këtë rast ka konfirmuar ardhjen e tij në Kosovë për koncert, përkundër polemikave se ai dhe anëtarët tjerë të 'labelit' TBA nuk guxojnë të vijnë në Kosovë.

Së shpejti pritet të lansohet dhe një bashkëpunim tjetër i grupit TBA para koncertit të madh, është kënga e Unikkatilit dhe Presionit, që pritet të lansohet brenda pak ditësh.
(Telegrafi)

Klepto Merr Pasaporten Kosovare