>
BIOSHQIP

Ja Përgjigja E Korabit Për Pjesëmarrjen E Gardës Së Fsk-Së Në Dasmën E Tij

20-09-2015
Këngëtari Korab Shaqiri, ka sqaruar gjithçka sa i përket pjesëmarrjes së disa personave të veshur me uniformën e FSK-së, në dasmën e tij.

Ai për Magazina.al ka treguar se ata nuk kanë qenë pjesë e Gardës Ceremoniale të FSK-së.

Ja përgjigja e plotë e tij, dërguar portalit, Magazina.al, që vjen si reagim ndaj asaj që për dy ditë u morën mediat në Kosovë.

Veshja nuk është e Gardës. I ngjan veshjes së bendit muzikor, veshje që është porositur enkas për këtë ditë sepse nëpër rrugët e Maqedonisë kam dashur të duken simbolet e Kosovës dhe Flamuri Kombëtar. Sikur unë edhe çdo njeri tjetër në botën demokratike në këto raste mund ta ketë veshjen me simbole Angleze, Franceze dhe Amerikane. Kisha dashur që gazetarët, analistët dhe politikanët fillimisht ti verifikojnë informacionet e pastaj të flasin e të gjykojnë. I juaji, Korab Shaqiri.

Por, Korabi është bërë qesharak pasi që një ditë më parë kishte thënë se ai “e respekton uniformën shtetërore”.
(Indeksonline)

Ja Përgjigja E Korabit Për Pjesëmarrjen E Gardës Së Fsk-Së Në Dasmën E Tij