>
LETERSISHQIP

Nëse Nuk Je Ti

Nëse nuk je ti nuk përjetohet dashuria
S'ka takime as pritje për fejes e martes
as thirrje me fjal plot dashuri e as mesazhe.
Nëse nuk je ti s'ka vlerë as ajo vello bardhë në dyqan
s'kan vlerë as unazat e zingjirët prej dukati e argjendi.
Nëse nuk je ti s'ka vlerë thënja
Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua.
Nëse nuk je ti ndjehet mungesa jote edhe nëse nuk thuhet.
Nëse nuk je ti nuk jan as ata zërat e bukur që të na thërrasin nën e baba
As fotografit sëbashku faq për faqe.
Nëse nuk je ti nuk është gjysma ime të më qëndroj afër
kur jam në gëzimë e pikëllimë.
Nëse nuk je ti i vetëm do të jem agim e perendim.
Nëse nuk je ti në realitet do të jesh e shkruar në librin e deshirave të mia
ato nuk i bën realitet askush përveq Zotit që më sjelli në këtë jetë.
Nëse nuk je ti nuk është gjysma e botës
Nëse nuk je ti jeta është e vështirë të jetohet, por prap se prap jetohet.