>
BIOSHQIP

Labi Ia Lëshon Rendin Dafinës Për Fejesë

27-05-2015
Moderatori i njohur Labinot Gashi i cili muaj më parë u fejua me bukuroshen Qëndresa ka vendosur që t’ua lëshoj rendin tashmë edhe disa prej artistëve.

E radha siç duket tashmë i ka ardhur këngëtares Dafina Zeqiri, madje në një fotografi që ka postuar vetë Labi shihet se e fejuara e tij ia ka ngreh hundën Daffyt.

Por ajo çka më së shumti zgjon kureshtjen është edhe mbishkrimi “Diçka po zihet”. A thua njëmend diçka është duke u zier tek Dafina, kjo mbetet të shihet.
(Indeksonline)

Labi Ia Lëshon Rendin Dafinës Për Fejesë