>
BIOSHQIP

Një Dokumentar Mbi Ledrin

13-07-2015
Televizioni Klan Kosova vjen me një risi këtë javë, këtë të premte në orën 21:00 do të startojë një emision i ri me emrin "E vërteta e fshehur e yjeve". Ky emision ka si për qëllim që të tregojë një dokumentar mbi jetën e shumë prej fytyrave tona publike. E artisti i parë i cili do të jetë pjesë e këtij formati do të jetë reperi i njohur Ledri Vula. Në youtube është publikuar promoja e emisionit ku tregon se këtë të premtë do të shfaqet një dokumentar mbi karrierën dhe jetën e reperit.
(B.A/Teksteshqip.Com)