>
BIOSHQIP

Ledri Në Lidhje Me Adelën

09-04-2016
Nuk është më sekret: reperit Ledri Vula ia ka rrëmbyer zemrën një vajzë nga Tirana, më saktësisht Adela Sollaku, punonjëse në Kuvendin Popullor dhe vajzën e ish kryprokurorit, Thoedhori Sallakut.

Së fundi, Ledri ka mbërritur në kryeqytet për të performuar në gjysmëfinalen e “The Voice”, ndërsa kohën e tij të lirë e ka kaluar sigurisht me Adelën, lidhja me të cilën duket se është mjaft e konsoliduar dhe serioze. Çifti janë fotografuar teksa darkonin bashkë, dhe foton e postuar në rrjetet sociale e kanë shoqëruar me një zemër të kuqe, si për të treguar se dashuria e tyre është mjaft e fortë.
(Express)

Ledri Në Lidhje Me Adelën