>
BIOSHQIP

Pas Pak Ditësh Vjen Klipi I Ri Nga Ledri

21-05-2014
Edhe pse qëndroi për dy vjet larg skenës, rikthimi i tij dëshmoi dashurinë që ka publiku për të dhe muzikën që ai bën. Është ky rep artisti i njohur Ledri Vula i cili para pak kohësh u rikthye në skenë pas një pauze me këngën ‘100 Probleme’, e cila bëri bujë të madhe e u mirëprit nga masa.

E si duket Ledri nuk e ka në plan ta lë me kaq. Ai i është përveshur punës që në treg të vijë edhe me një këngë tjetër e cila sipas menaxherit të tij do të publikohet shumë shpejt.

“Ledri e ka përfunduar këngën e tij të re. Edhe me xhirimet e klipit është në proces të përfundimit. Besoj që brenda javës do të lansohet kjo këngë”, ka thënë menaxheri i tij.
(Nita Brisku)

Pas Pak Ditësh Vjen Klipi I Ri Nga Ledri