>
BIOSHQIP

Ledri Shtyn Lansimin E Klipit Pas Tragjedisë Në K.E.K.

06-06-2014
Ylli i hip hopit shqiptar, Ledri Vula, me anë të një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nuk do të publikojë videoklipin e tij të ri sonte ashtu siç kishte paralajmëruar.

Ledri ka gati projektin e tij më të ri, i cili është punuar në studion e RedBox, teksa videoklipin e ka realizuar Imagine Films.

Ky është projekti i ri i Ledrit i cili e sheh atë të rikthyer në skenën e muzikës shqitpare për këtë verë, pas projektit sensacional “100 Probleme”.

Por, për shkak të tragjedisë që ka ndodhur në termocentralin Kosova A, Ledri ka vendosur që të mos publikojë klipin e tij të ri e madje edhe ka ngushëlluar familjarët e të vdekurve.

Nuk dihet se kur do të lansohet projekti i ri i Ledrit.
(Telegrafi)

Ledri Shtyn Lansimin E Klipit Pas Tragjedisë Në K.E.K.