>
BIOSHQIP

Anxhela Martini Tregon Si Njohu Dafinën Dhe Ledrin

21-06-2014
Supermodeljadhqiptare në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Axhela Martini e cila është edhe një nder muzat e Fotografit Fadil Berishës, sapo ka arritur në Shqipëri. Ajo në një intervistë për “Prive” ka folur për më të rejat nga ajo.

Anxhela flet se si u njoh me Dafina Zeqirin.

"Para një viti më ka pyetur në Twitter dhe ka kërkuar kostume banjo të mia dhe atëherë s'kam pasë mundësi nuk i kam pas gati me i dhanë. Kurse këtë herë i kam pas gati edhe kemi ra në kontakt përmes një shoqe. Edhe unë i thashë a ke më shku në Kosovë, ajo më tha po dhe unë i thashë që atëherë po ti jap kostumet e banjos të mia që t'ja japësh Dafinës edhe shoqeve të tjera të Dafinës dhe të asaj shoqes tjetër", ka deklaruar Axhela.

Ajo për "Prive" ka treguar edhe historinë me Ledri Vulën.

"Historia ka filluar me Ledrin. E vërteta është se unë nuk e kam ditur se kush është Ledri Vula deri në tetor. As s'e kam ditë kush janë këngëtarët këtu kush janë reperat, as kush çka është unë nuk e kom ditë deri në tetor. Unë kam qenë në Miami kur m'ka marrë Fadili në telefon edhe më ka thënë që është një këmgëtar që ty po ka qef me të pas në video. Edhe unë i thosha Fadilit, kush është ky këmgëtar. Ai s'ma jepte emrin se thoshte shkon në google ti dhe e prishë komplet", është shprehur ajo.
Shikoni videon dhe dëgjoni të vërtetën mbi Ledrin, Dafinën e Anxhelën
(Zëri)