>
BIOSHQIP

Ledri: “Rruga Ime Ka Qiellin Si Limit”

21-08-2014
Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula është duke korrur suksese të njëpasnjëshme në karrierën e tij muzikore. Tani që Ledri është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor nuk ka ndërmend të ndalet më dhe se qielli është limiti i tij. Këtë mesazh Ledri ia ka përcjellë jo vetëm atyre që besojnë në aftësitë e tij, por edhe rivalëve apo “armiqve” të tij.



Në një foto të postuar në rrjetin social “Facebook”, Ledri shihet duke parë nga qielli, e ndërsa shkruan se ai është limiti i tij. Që pas rikthimit në tregun muzikor, pas një shkëputje të gjatë, reperi ka më tepër armiq sesa miq në rrethin e artistëve, sidomos pas bashkëpunimit të fundit me Dafina Zeqirin.



Hip hop ylli shqiptar, Ledri Vula, ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e tij në Instagram, ku ka shkruar MMV. Ai në këtë fotografi shihet elegant dhe duke buzëqeshur përkrah Sinan Vllasaliut, këngëtarit të njohur të skenës tonë.



Ata janë takuar në dasmën e Lyrical Son, i cili është martuar sonte (fotot e të gjithë protagonistëve dhe detajet tjera nga dasma ju sjellim në orët në vazhdim). Por, në këtë postim, vërehet një çudi e madhe, e është shkrimi që ka bërë Ledri, “MMV”, shkurtesa për Ma i madhi n'Vend.



Kjo shkurtesë është një prej shprehjeve që më së shumti kohëve të fundit e ka përdorur Getoar Selimi dhe “Më e madhja në vend” është quajtur edhe Tuna, e pikërisht këta të fundit e përdorën këtë shkurtesë në titullin e këngës “MMV” të lansuar kohë më parë.



Nuk dihet nëse ky është një provokim nga Ledri për Babastars dhe Tunën, apo është thjesht një tentim përafrimi i marrëdhënieve. Ose, asnjëra prej këtyre, thjesht një lëvdatë për Sinan Vllasaliun. Kohë më parë menaxhmenti i Ledri Vulës dhe ai i Babastars edhe janë kacafytur në një prej klubeve të kryeqytetit, në vazhdën e përkeqësimit të marrëdhënieve mes të dyja palëve pas largimit të Ledrit nga Babastars.
(Zëri/Telegrafi)

Ledri: “Rruga Ime Ka Qiellin Si Limit”