>
BIOSHQIP

Ledri Vula: Mami I Bën Shoqe Të Dashurat E Mija

16-11-2014
Vetëm pak orë kanë kaluar nga publikimi i këngës së tij më të re, "Një gotë për ty" dhe suksesi po ndihet që tani.

Ledri Vula mesa duket iu rikthye muzikës seriozisht dhe këtë e tregon fakti që po sjell këngë shumë të mira për publikun. Në një intervistë për mediat rozë, Ledri ka pranuar që nuk harron asnjë prej të dashurave të tij, disa prej tyre edhe emra të njohur të showbizz-it shqiptar, transmeton Indeksonline.
Ai nuk ka treguar detaje se cila është fatlumja e momentit por ka folur për marrëdhënien që ka nëna e tij me të dashurat, sidomos ato të famshmet.

Tashmë ajo është mërzitur duke i njohur ato pasi i ka bërë shoqe ato që ka takuar dhe është mërzitur kur i biri është ndarë.

Ledri në të ardhmen dëshiron një familje me shumë fëmijë duke qenë se është fëmijë i vetëm dhe i ka munguar prezenca e një motre apo vëllai.
(Indeksonline)

Ledri Vula: Mami I Bën Shoqe Të Dashurat E Mija