>
BIOSHQIP

Ledri E Quan Vëlla Noyzin

13-12-2014
Reperi i njohur Ledri Vula si duket i ka përmirësuar raporet me reperin nga Shqipëria, Noyzi.

Kohë më parë deri sa Ledri ishte pjesë e Babastars këta dy kishin pasur probleme mes vete, por siç duket këto tani i takojnë të kaluarës.

Në një foto të cilën Ledri e ka postuar në Facebook shihet bashkë me aktorët Blerim Destanin e Xhevdet Jasharin, si dhe me reperët Mc Kreshën dhe Noizyin.
Ledri fotografinë e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim ku shkruan: “S’kom shok, kom vllezer.
Fotoja flet vet haters”.

Në bazë të fjalëve që i ka shkruar Ledri siç duket këtë foto ua ka dedikuar të gjithë atyre që e urrejnë
(Indeksonline)

Ledri E Quan Vëlla Noyzin