teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

LEDRI VULA :: NEWS


Ledri Vula: Ja Pse U Largova Nga “BabaStars”


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.1 / Votuan:  14

[07-08-2012]
Ledri Vula njė nga liderėt e grupit Baba Stars, krejt papritur nė datėn 13 korrik deklaron zyrtarisht nė faqen e tij nė Facebook: "Qė sot nuk do tė jem mė pjesė e muzikės. Lė gjithēka pas ka tė bėjė me muzikėn pėr t'iu pėrkushtuar regjisė". Lajmi tronditi jo pak fansat e Ledrit dhe grupit Baba Stars. Veēanėrisht duke pasur parasysh qė grupi kohėt e fundit ka qenė nė qendėr tė medias rozė. Ledri mund tė konsiderohet si personazhi mė i pėrfolur mediatik kėto gjashtė muajt e fundit.

Fillimisht, historia e tij e dashurisė me Dafina Zeqirin e shndėrroi nė protagonist tė tabloideve. Pėr disa muaj, ēifti e ruajti me fanatizėm lajmin dhe kur u zbuluar filloi njė kalvar i gjatė shkrimesh, lajmesh, thashethemesh qė synonin tė zbulonin tė vėrtetėn e kėsaj lidhjeje. Pasi ēifti shkojnė nė Los Angeles pėr tė xhiruar klipin e tyre "Tonight", fotot e publikuara nė faqet e tyre nė Facebook si dhe thashethemet qė sa vinin e shtoheshin rreth tyre i dhanė fund hamendėsimeve.

Po, Ledri dhe Dafina ishin bashkė. Ende pa shijuar famėn e krijuar nga kjo lidhje e artė pėr median qė e pasqyroi fort, Ledri bėhet sėrish epiqendra e skupit mė tė madh mediatik tė muajit maj.

Ai nė krye tė grupit Baba Stars, pėrleshet me Noizyn dhe njė anėtar tjetėr tė grupit OTR. Nė aeroportin e Zyrihut dy bandat rivale nė muzikė dhe nė jetėn personale pėrleshen nė aeroportin e Zyrihut.

Por, duke qenė se lajmi kryesor ishte pėrleshja askush nuk u mor me detaje tė llojit: Ledri ishte i pari qė u hodh dhe u pėrlesh me Noizyn, pavarėsisht se Ledri kurrė nuk ka pasur ndonjė debat apo sherr personal me NOizyn.

Nė tė vėrtetė ka qenė Getoar Selimi, ai qė ka pasur problem me Noizyn. Pėr hir tė Getoarit, duke e konsideruar mik dhe jo vetėm koleg dhe bashkėpunėtor, Ledri pėrgjaket dhe ishte i vetmi nga grupi qė pėsoi dėme fizike pas kėsaj pėrleshjeje.

Madje, Ledri ėshtė ai qė ironizohet edhe mė shumė nė kėngėn e Noizyt "Na jena OTR", pavarėsisht se Getoari ka qenė shkaktari i tė gjithė sherreve tė ndodhur me Noizyt dhe anėtarėve tė tjerė tė Baba Stars.

Nė Prishtinė, Ledri rrihet me Krenar Ēoēaj pėr hir tė Daffyt, Getoari nuk ndėrhyn
Pikėrisht atėherė kur grupi Baba Stars dukej mė i fortė se kurrė, kur anėtarėt e tij dukeshin mė tė lidhur se kurrė, njė ngjarje tjetėr do tė trondiste njėherė e mirė themelet e njė shoqėrie nė tė vėrtetė pa baza.

Gjatė muajit qershor, menjėherė pas Video Festit Muzikor, Ledri Vulaj ka shkėmbyer njė puthje publike me tė dashurėn e tij qė mesa duket ka nxitur zemėrimin e ish tė dashurit tė kėngėtares Krenari, i cili mė parė ka qenė mik me Ledrin. Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Ēoēaj e ka rrahur nė orėt e para tė mėngjesit tė datės 8 qershor, teksa Ledri ka dalė nga njė night club nė Prishtinė.

Ledri ka qenė i shoqėruar nga Getoar Selimi i cili gjatė kohės kur miku i tij rrihej barbarisht, ka qėndruar duke parė skenėn pa lėvizur as majėn e gishtit pėr ta ndihmuar. Ngjarja e cila ėshtė pasqyruar nė media e ka pėrmendur kėtė fakt por nė mėnyrė sipėrfaqėsore.

Mė pas, menjėherė pas kėsaj ngjarjeje, Ledri ka marrė njė vendim pėr tu larguar njėherė e mirė nga Labeli Baba Stars dhe jo vetėm. Gjithashtu ai i ka dhėnė fund, marrėdhėnies me tė dashurėn e tij Dafina Zeqiri e cila u bė molla e sherrit mes Ledrit dhe Krenarit, tė cilėt dikur kanė qenė miq e sot pėrveēse mbajnė statusin e ish tė dashurve tė kėngėtares janė shndėrruar edhe nė armiq tė pėrbetuar.

Ledri nuk e ka mohuar aspak faktin se Getoar Selimi dhe tradhtia e tij e kanė detyruar tė heqė dorė nga muzika dhe grupi Baba Stars. Sa pėr Dafinėn, Ledri ka pritur deri ditėn e ditėlindjes sė saj pėr ti dhėnė lajmin e ndarjes. Duke vepruar kėshtu, Ledri duket se ka dashur tė hakmerret edhe ndaj tė gjitha tė kėqijave qė i erdhėn nga lidhja me njė prej personazheve mė tė pėrfolur tė show bizit Dafina Zeqiri.

Gjithashtu, Ledri me mbėshtetjen e familjes sė tij ka gjetur njė rrugė tjetėr artistike; nuk ka pėr tė hequr dorė nga arti, sepse sė shpejti thuhet se Ledri do ti hyjė studimeve pėr regjisurė. Megjithatė, tė gjitha lajmet e kohėve tė fundit, faqet e fansave nė Facebook, tregojnė qartė se Ledri ėshtė ndėr personazhet mė tė dashur e gjithashtu ndėr rreperėt me mė shumė fansa qė mezi presin kthimin e tij nė muzikė.
 (Bluetooth)





Gėzuar Ditelindjen
SHUMĖ URIME
PĖR JU        
Ronela Hajati 25 vjeē
Luana Vjollca 24 vjeē

Votimi i Javes
   1-7 Shtator 2014

Kenga Me E Mire E Unikkatilit?

  Kuq E Zi Ft. Klepto

  Ju Ha Per Sgjalli

  Krejt Hajvan

  Tjeter

  A Nive Ft. Klepto

  Nrrot Somes

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra