>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vajza E Kojshisë” Nga Leonora Jakupi

05-04-2014
Leonora Jakupi ka publikuar videoklipin e saj të ri, të këngës së titulluar "Vajza e Kojshisë". Kënga është e zhanrit baladë dhe është pregaditur me mjeshtri nga Armend Rexhepagiqi & Aida Baraku, në beat të Arbër Gjikollit (BigBangBeats), teksa për kitarën u përkujdes Astrit Stafa.. Kënga trajton një temë e cila flet për një dashuri të shthurur e cila më vonë kalon në tradhëti.



Leonora si gjithmonë me shumë sharm e një bukuri të pakontestueshme, ka sjellë videoklipin e saj të ri. Videoklipi i këngës që ka potencial të shndërrohet në hit, është punuar nga MAX Production.



Albërie Hadërgjonaj ka thurur fjalë të ëmbla për kolegen e saj, Leonorën:
“E bukur,mikesh e mir,e talentuar e krejt si loqk na kenaqi me kengen e saj te fundit!
Urime per kengen dhe klipin Qika e kojshis.Ju ftoj ta shikoni ne you tube sepse vertet ja vlen te degjosh kenge tilla dhe te shikosh bukuri marramendese!!!Perfection”, ka shkruar Albëria në profiling e saj në Instagram
(Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vajza E Kojshisë” Nga Leonora Jakupi