>
BIOSHQIP

Leonora Jakupi: “Njerëzit Nuk Vërejnë Prapaskenat Kur Ne Vuajmë”

12-04-2014
Do të rikthehet me një album muzikor pas tetë vitesh pauzë, edhe pse gjatë kësaj kohe ne kemi pasur rastin të dëgjojmë këngë hite nga Leonora. Një baladë e realizuar nga Aida dhe Armendi janë paralajmërim për rikthimin e fuqishëm të këngëtares në skenën muzikore gjatë këtij sezoni. I kishte munguar shumë albumi ashtu si edhe fansave, ndërsa kënga e fundit e saj ka një fabul shumë personale që nga vetë titulli e deri te teksti. E kënduar me shumë ndjenja, një klip shumë i realizuar është finalizimi i këtij projekti. Në një intervistë televizive në Kosovë, Leonora tregon shumë të reja për veten.



Temë aktuale kohët e fundit është pozimi nudo për revista, do e bëje një gjë të tillë?

Jo, kurrë në jetë!

Të ka munguar deri më tani realizimi i një albumi muzikor?

Unë e di që publikut tim i mungon një album i imi, më ka munguar edhe mua e, për këtë arsye, pas tetë vitesh pas albumit të pestë, kam vendosur të realizoj një album të ri të gjashtë me radhë.

Përveç këngëve dhe albumeve, duetet përbëjnë trend tashmë, do kishe realizuar një duet me Nora Istrefin ose Genta Ismajlin?

Po, nëse do kishte qenë zgjedhje adekuate për këngën, nëse do i përshtatej karakterit dhe vokalit tim, pse jo…



Kjo këngë është shumë personale, çfarë përmban në vetvete dhe pse është speciale për ju?

Për këngën është përkujdesur Armendi dhe Aida, të cilët i falenderoj, janë autorët e këngës sime të parë dhe për këtë 20-vjetor tim të karrierës kam dashur nga ata një baladë, që është shumë personale dhe ka shumë realitet në tekstin e Aidës. Më është dedikuar mua, pasi njerëzit shohin një klip 3 minuta dhe mendojnë se jemi shumë të lumtur e të kënaqur e nuk e vërejnë atë prapaskenën që ne e vuajmë, megjithatë është një këngë e jashtëzakonshme.

Në këngë përshkruhet një fabul shumë interesante, ka ndonjë gjë të re në jetën private?

Definitivisht privatja mbetete private, në momentin që e ndiej nevojën të tregoj se ka diçka të re, unë do shprehem.
BLERAND REXHEPI
(Panorama Plus)

Leonora Jakupi: “Njerëzit  Nuk Vërejnë Prapaskenat Kur Ne Vuajmë”