>
BIOSHQIP

Leonora Jakupi Fiton Festivalin “Netët E Klipit Shqiptar”

02-06-2014
Leonora Jakupi ka triumfuar në festivalin Netët e klipit shqiptar me këngën "Vajza e kojshisë", duke lënë mbrapa videoklipet "Arsye S'kam" - Vali Kuqi, 'I Ndaluar" - Vesa Luma & "Ku mbeti dashuria" - Big Mama të cilat ishin në nominim.

Dje është mbajtur nata gala e ndarjes së çmimeve të këtij festivali e cila këtë vit u mbajt në Shkup. Nikoqirët e këtij evenimenti ishin Avni Qahili & Klea Huta. Ndërkohë që shumë artistë u ngjitën në skenë për të rrëmbyer çmime si: Big Mama me 2 çmime, Adrian Gaxha me 2 çmime dhe artistë të tjerë me nga një çmim si: Vesa Luma, Neki Emra, Offchestra, Albatrit Muçiqi, Redon Makashi etj.

Nata finale e këtij edicioni ishte parashikuar të mbahej me datë 1 qershor në Çarshinë e Vjetër në Shkup por për shkak të motit të keq, ceremonia e ndarjes së çmimeve është shtyrë për një ditë dhe është transmetuar në TVSH dhe Radio televisionin publik në Maqedoni. As kësaj here ky spektakël nuk i shpëtoi skandaleve si ndryshimi i votave pak para spektaklit duke bërë që Çmimi i Publikut të bie në dorën e Adrian Gaxha & Floriani.

Një replikë tjetër u bë për videoklipin "Arsye S'kam" interpretuar nga Vali Kuqi i cili kishte mjaft shumë nominime por që nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim. "Vajza e kojshisë" është punuar nga MAX Production dhe është e nominuar edhe në çmimin kryesor në Videofestin Muzikor.
(Teksteshqip.Com)

Leonora Jakupi Fiton Festivalin “Netët E Klipit Shqiptar”