>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ma Ngat” Nga Leonora Jakupi

09-06-2014
Leonora Jakupi ka publikuar projektin e saj të ri, të titulluar “Ma ngat”. Kënga e punuar nga Getoar Selimi është një projekt që e shfaq Leonorën në konkurrencë për këngën e verës.



Majde në këtë këngë dëgjohet edhe vet Geti në 'back vokal' por ai vetëm ka bashkpunuar në produksionin e kësaj kënge. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Leonorës teksa po ashtu ka qenë premierë në Prive. Ky është projekti i radhës i Leonorës, pak më ndryshe, më ritmik, pas projektit artistik “Vajza e Kojshisë”.



Leonora dëshmon edhe një herë që puna nuk i shkon huq. Edhe pse nuk ka më shumë se dy ditë që ka lansuar këngën e re të plotësuar me videoklip ‘Më ngat’, ajo ka arritur që brenda 24 orëve të lansimit të projektit të marrë më shumë se 100 mijë klikime. E kjo tregon që publiku i saj e mbështet dhe mirëpret çdo risi nga ajo.



Edhe pse Leonorën në këtë projekt e shohim krejtësisht ndryshe, e madje edhe në stil të këngës, duket se kjo vetëm se i ka ndihmuar këngëtares, ku një meritë të madhe mund të thuhet se e ka edhe rep artisti Getoar Selimi i cili e ka punuar këtë këngë.



E meqë vetë këngëtarja ka treguar se është duke punuar edhe në albumin e ri, fansat e saj mund të shpresojnë edhe në shumë hite nga e pëlqyera e tyre.



(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ma Ngat” Nga Leonora Jakupi