>
BIOSHQIP

Leonores I Huazohet Kënga

29-11-2014
‘Ti nuk ekziston’ është njëra ndër projektet muzikore më të pëlqyera nga fansat e Leonora Jakupit. Por, kjo këngë nuk është dëgjuar vetëm në trojet shqiptare.

Ajo jehonë ka pasur edhe në shtetet fqinje, saqë është shndërruar në inspirim edhe për këngëtarët e huaj. ‘Ti nuk ekziston’ është huazuar nga një këngëtar turk i cili më këtë këngë do ta përfaqësojë Maqedoninë në ‘Turkvizion’.

Kjo gjë është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të këngëtares në rrjetin social ‘Facebook’.

“Doja të ju informoja se një këngëtar turk i cili e përfaqëson Maqedoninë në Turkvizion e ka huazuar këngën nga Leonora – Ti nuk Ekziston” ishte shkrimi brenda faqes.
(Indeksonline)

Leonores I Huazohet Kënga