>
BIOSHQIP

Leonora I Uron Daljen Në Pension Mësuesit Të Parë

22-12-2014
Këngëtarja Leonora Jakupi siç duket akoma e kujton ditën e parë të shkollës ku është njohur me mësuesin e saj. Ajo sot ka takuar mësuesin e saj të parë i cili ka dal në pension.

Me një buqet me lule dhe bashkë me mësuesin , këngëtarja ka postuar një fotografi në Instagram të cilës ja ka lënë edhe këtë porosi kushtuar mësuesit.

“Ti mësues i devotshëm dhe pishtar i dijes. Ti që jeton në mendjen e shumë gjeneratave që për katër dekada ju dhurove dije e shumë dashuri, edhe pse sot zyrtarisht je pensionuar, do të mbetesh përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona! Mësuesi më i dashur dhe i respektuar, mësuesi ynë i parë! Urime dalja në pension, jetofsh gjatë!”, ka shkruar Leonora në ‘Instagram’.
(Indeksonline)

Leonora I Uron Daljen Në Pension Mësuesit Të Parë