>
BIOSHQIP

Leonora Poloska: Jam Gjithmonë E Dashuruar

06-07-2013
Leonora Poloska eshte nje kengetare, e cila sa here qe ben nje kenge te re, merr vemendjen e medieve dhe te fansave te saj. Nuk e shohim shpesh me kenge apo klipe te reja, sepse sic thote ajo, ne nje interviste te dhene per suplementin “Summer Time”, kenga per te eshte si nje femije qe e mban ne bark dhe te cilin duhet ta rrisesh me dashuri dhe me perkujdesje. Leonora thote se kengen nuk mund ta interpretosh si aktrim, por duhet ta ndiesh tekstin dhe muziken qe kendon. Vetem keshtu kenga do te kete suksesin e saj. Kenga me e re e Leonores “I Need your love”, nuk eshte nje thirrje qe ajo ia drejton dikujt, pasi thote se eshte gjithmone e dashuruar.



Sapo keni lancuar videoklipin me te ri, “I Need your love”. Mund te na flisni dicka me shume..

Eshte e vertete, kengen e kam punuar ne Prishtine me Çekicin dhe Viganin nga grupi “K’os”, ndersa klipi eshte xhiruar ne bregdetin e mrekullueshem te Vlores…

Eshte nje kenge ritmike, ju ne te vertete pelqeni te kendoni me shume baladat apo kenget ritmike?

Ka periudha te ndryshme te jetes ne te cilat me ka pelqyer qe te kendoj kenget ritmike. Kjo mendoj se varet pak edhe nga stinet e vitit. Me pelqejne kenget ritmike, per shembull ne stinen e veres, dhe sidomos ne pranvere, sepse zakonisht atehere ndihem me me energji. Por absolutisht qe me pelqejne edhe baladat, qe jane te pashmangshme ne karrieren time.

I keni munguar publikut per nje kohe te gjate, pse ?

Une jam nga ato kengetare qe jo se lodhem, por kam nevoje qe te rri paksa pa u shfaqur ne skene. Sepse kam hera-heres nevoje per inspirim, kreativitet, jete, qe te mund te ndjej ate qe e kendoj, jo vetem si aktrim, por perjetimi i nje teksti ose melodie.

Me cfare po merreni tjeter vec kenges ?

Gjithmone me muzike. Jam e zene dhe me femije, meqenese une kam mbaruar studimet ne Akademine e Muzikes, jap dhe ore private muzike per femije. Nderkaq tani jam fokusuar me teper rreth krijimeve muzikore, d.m.th, lancime te kengeve te reja, si dhe shume surpriza te tjera.

Ne kete klip dukeni shume ne forme, si i ruani linjat tuaja me dieta te ndryshme, apo merreni me sport ?

Ne te vertete kam arritur qe te kem forme shume te mire fizike, duke u marre me sport. Kam 4 vite qe merrem me fitness dhe jogging..nuk eshte se e kam dashur aq shume sportin, por ja qe tani ka nderruar situata dhe une nuk po mundem pa te.

Kenga juaj e re thote, “kam nevoje per dashurine tende”, ia drejtoni dikujt ne vecanti kete thirrje ?

Jo nuk ja kam drejtuar askujt, kjo edhe per faktin, se tekstin e kesaj kenge sic ju thashe edhe pak me larte, nuk e kam bere une, por Vigani.

Ju momentalisht jeni e dashuruar?

Gjithmone jam e dashuruar (qesh).

Si eshte Leonora ne jeten e saj te perditshme, si nis e perfundon nje dite e juaja?

Une bej nje jete shume normale, dhe asnjehere nuk lejoj te me “kap neper kembe” jeta e shoubizit. Ne skene mbizoteron alter-egoja ime, ndersa ne jeten e perditshme jam vajze e zakonshme.



Sa kohe ne dite i kushtoni pamjes tuaj te jashtme?

Nuk eshte se une i kushtoj ndonje kohe te caktuar gjate dites, sepse kur nuk kam per te performuar diku, nuk perdor grim ne fytyre qe te lejoj fytyren qe te “marri paksa fryme”.. Ndersa kur me duhet qe te dal ne ndonje koncert apo mbremje muzikore, kam grimieren e cila kujdeset per mua.

Ju jeni nje person publik. Cili eshte komplimenti me i bukur qe keni marre nga ndonje fans i juaji ?

Kam marre shume komplimente ne fakt qe kane qene nga me te ndryshmet. Por zakonisht kur njihem nga afer me ta, atehere ndryshon situata, sepse krijojne nje profil tjeter per mua nga ajo qe kane pare nga mediat. Kur me njohin me thone; “po ti qenke me e bute se ne tv !”, ose; “uuaa sa e shoqerueshme !”, etj. Kjo te them te verteten me ben shume te lumtur.

Po dhurata a merrni nga fansat tuaj?

Zakonisht me japin letra te shkruara me dedikim, ose kukulla te vogla qe m’i hedhin ne skene. Ka pasur dhe raste kur me kane dhuruar aksesore te ndryshem, por gjithmone me kane dhene shume kenaqesi.

Ju kemi pare kohet e fundit neper performanca solo, keni menduar per ndonje bashkepunim me nje kengetar/e te madh/e ?

Kam pasur me pare bashkepunime me shume kengetare te degjuar, si me Labinot Tahirin, Blero, Sinan Hoxhen, Ermal Fejzullahu, Soni, MC Kresha…por gjithsesi planifikoj edhe kete vit duete, te cilat i kam surprize.

Dhe cila apo cili do te ishte ky ?

E lashe vete pa thene emrin, se ndryshe nuk do te jete me nje surprize.

Kur mendoni se eshte mosha ideale per te krijuar familje?

Moshe ideale per mua nuk ekziston, ashtu sic cdo gje eshte relative dhe asgje absolute. Dhe kjo ceshtje ashtu eshte ideologjia ime, sidomos per mua si artiste, por duke mos anashkaluar dhe ‘maktub’, ose fatin ne te cilin besoj shume.

Cila do te ishte sakrifica me e madhe qe do te benit per hir te dashurise?

Sakrifica me e madhe per mua eshte qe te lija vendlindjen per te jetuar diku tjeter.

Jeni penduar per zgjedhjet qe keni bere ne jete?

Aspak, zgjedhjet i kam bere vete. Zgjedhjet e mia me kane mesuar ate qe une se kam ditur. Edhe ne se kam bere gabime ne nje fare menyre kam perfituar dhe nga gabimet. Ato gjithashtu sipas meje jane fat qe me ndodhin, sepse me japin vullnet per me tutje ..e sa e merzitshme do ishte jeta lineare pa mesime per te mesuar. Dhe nese me pyet se a do e kisha ndryshuar te kaluaren time, pergjigjja eshte jo.

Sezonin veror do ta kaloni duke punuar, apo duke pushuar?

Besoj se do t’i bej te dyja nga pak Sic ju thashe edhe pak me lart, kam disa projekte te tjera keshtu qe do te jem duke punuar dhe pastaj pushim.



Cili eshte vendi ideal sipas jush per te kaluar pushimet?

Vendi ideal per mua nuk ekziston, edhe nese po, atehere eshte vetem ne imagjinate. Çdo gje qe ne mendje eshte ideale, kur “provohet” ne realitet kushtimisht e thene nuk eshte e njejta gje..Me ka ndodhur ne shume raste, per ate kam kete bindje. Por sigurisht qe ka vende qe do kisha pasur deshire qe t’i vizitoja.

Pas kesaj kenge qe sapo keni lincuar, duhet te presin gjate per nje kenge tjeter, fansat tuaj ?

Gjithsesi, jam duke punuar disa kenge, por qe do t’i shijojne “step by step”. Une nuk i dua gjerat e sforcuara per shkak se kur krijoj dicka, e rris si nje femije ne bark, d.m.th, i jap shume rendesi, shpirt, kujdes dhe kohe qe te dali sa me i/e “shendosh”.
(Yllka Selita Koha Jone)

Leonora Poloska: Jam Gjithmonë E Dashuruar