teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version



Gjergj Fishta - Atdheut

- Poezia u dėrgua nga arsimdiber -

N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr,
Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vėshtira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtė m'vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N'tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t'kandshme stine e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam.


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.5 / Votuan:  181





Gėzuar Ditelindjen
SHUMĖ URIME
PĖR JU        
Era Istrefi 23 vjeē
Violeta Turkeshi 64 vjeē
Korab Shaqiri 28 vjeē
Adnan Daci 41 vjeē

Votimi i Javes
   21-27 Korrik 2014

Me I Miri Ne T.B.A.?

  Unikkatil

  Klepto

  Presioni

  Cyanide

  Jetoni

  Barooti

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra