teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version



Naim Frashėri - Mejtimi


Naim Frashėri
Rri mejtohem shumė herė
Tek perėndon yll'i zjarrtė,
Edhe hapetė njė derė,
Soje rrjeth njė drit' e artė.
Retė, nga pak' e nga pakė,
Marrėn njė tjatėr fytyrė,
Bėnenė tė kuqe flakė,
E deti ndrin si pasqyrė.
Oh! sa tė bukura janė
Fushatė qė gjelbėrojnė,
Qiejtė qė s'kanė anė,
Luletė qė lulėzojnė,
Zoqthitė qė flasin belbėr
E fluturojnė ndė erė,
Pyll'i veshur mė tė gjelbėr,
Deti i qet' e i gjerė,
Lumi qė nxjerr oshėtimė,
Qė bubullin nėpėr male
Dhe ikėn me fishėllimė
Nėpėr fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurė me bar,
Me lule, me gjeth, me fletė,
Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar,
Ahu me krye pėrpjetė!
Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis
E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė
Shoh njė plep, njė vith a lis,
Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė.
Hap sytė dhe pėrqark shikonj
Fushė, limė, brigje, male,
Edhe tė shkuarat kujtonj
Njė nga njė, dalengadale.
Pėr ata qė janė ndarė
Prej nesh, qė rrinim gjithė tok
Edhe mė s'i kemi parė,
Qė i patmė shpirt edhe shok,
Zėmėra mė pėrvėlohet
Edhe them vallė ē'u bėnė,
Kur shoh qė koha po ndrrohet
Dhe tė mugėtit ka rėnė,
Po rrjeth nėpėr hapėsirė
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errėsirė,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kėshtu rrotullohet moti,
Yjt' e hėna sytė hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinė, po gjithėnjė ēapin.
Lumi me njė psherėtimė
Ikėn edhe vete nė det,
Dėgjohet njė bubullimė,
Qė pėrhapetė pėrmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti, prapė te Zoti.

Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.8 / Votuan:  34





Kalendari
01/02/2015
Gėzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Hysni Klinaku
Hysni Klinaku
40 vjeē
R.I.P.     Pėrkujtojmė:
Violeta Simoni
Violeta Simoni
(1942-2013)

Votimi i Javes
   26 Janar - 1 Shkurt 2015

Best New Artist 2014?

  Kida

  Enca

  Arilena

  Florent Abrashi

  Offchestra

  Stelina

Votimi i Javes

Qender Dobesimi Equilybra