teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version


Poezi Shqip nga Ndre Mjeda

Dergo nje foto me te mire



Ndre Mjeda (lindi mė 1866 - 1937), teolog, shkrimtar, gjuhėtar, deputet shqiptar nga Shqipėria.

Ndre Mjeda qė vetė nėnshkruante 'Mjedja', poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi nė Shkodėr nga Jakė Zefi (Kryeziu) e Luēije (Dominika) Thaēi, me origjinė nga Mirdita nga i ati, e nga Malcit e Pukės nga e ėma. Si i ri me intelekt tė zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tėrhoqi vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt menduan ta bėnin prift. N'edukimin e tij patėn ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni (1863-1915) dhe poeti franēeskan Leonardo de Martino (1830-1923)[2]. Ai vazhdoi mė pas studimet fetare nė Spanjė, Itali e Poloni[3]. Nė fillim ndenji tre muaj nė pranverė 1880 nė fshatin Cossé-le-Vivien afėr Lavalit nė perėndim tė Francės, kurse mė pas ndoqi njė kolegj nė manastirin Kartuzian tė Porta Coeli-t nė veri tė Valencias nė Spanjė, ku studioi pėr letėrsi. Mė 1883 e gjejmė nė Kroaci, ku studion retorikė, latinisht dhe italisht nė njė institut jezuit nė Kraljevica (ital. Porto Re) nė bregdetin dalmat. Nga 1884 deri nė fillim tė vitit 1887 u stėrvit nė njė kolegj qė drejtohej atje nga Universiteti Gregorian i Romės, kurse mė 1887 u transferua nė njė kolegj Gregorian tjetėr nė Kieri (Chieri), nė juglindje tė Torinos, ku ndenji deri nė fund tė atij viti. Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Kroaci. Nė kėto vite Ndre Mjeda filloi tė shkruajė poezi shqip, ndėr to edhe vjershėn melankolike mjaft tė lexuar Vaji i bylbylit, botuar mė 1887 nė broshurėn Scahiri Elierz (Poeti i nderuar), ku shpreh mallin pėr vendin e tij. Po e kėsaj periudhe ėshtė vjersha Vorri i Skanderbegut. Tema e shqiptarit nė mėrgim, qė e merr malli pėr atdheun nėn zgjedhėn turke, ishte mė se e zakontė nė letėrsinė e Rilindjes, sidomos nė dhjetėvjeēarin pas dėshtimit tė Lidhjes sė Prizrenit. Edhe shumė vjersha tė tjera nga penda e tij u kushtohen temave tė tilla kombėtare. Por nė poezinė e Mjedės ndihet ndikimi jo vetėm i kulturės rilindėse tė kohės, por edhe i mėsuesit tė tij Leonardo De Martino, poetit katolik shkodran, pėrmbledhja poetike e tė cilit e pėrpunuar bukur me 442 faqe e nė dy gjuhė L'Arpa di un italo-albanese (Harpa e njė italo-shqiptari) kishte dalė nė Venedik mė 1881. Po aq ndihet nė vargun e Mjedės edhe ndikimi i poetėve bashkėkohės tė Italisė: atdhetarit Xhozue Karduēi (Giosuč Carducci, 1835-1907), medituesit Xhovani Paskoli (Giovanni Pascoli, 1855-1912), tė ndjeshmit Gabriele D'Anuncio (Gabriele D'Annunzio, 1863-1938) si dhe i letėrsisė latine tė lashtėsisė klasike. Nga 1887 deri mė 1891 Mjeda dha muzikė nė kolegjin Marko Xhirolamo Vida (Marco Girolamo Vida) nė Kremona buzė lumit Po, qytet i kompozitorit Klaudio Monteverdi (1568-1645) dhe i Antonio Stradivarit (1644-1737). Atje, dhe nė Soresina, ai vazhdoi tė shkruajė poezi e njėkohėsisht iu pėrkushtua pėrkthimit tė letėrsisė fetare. Mė 1888 Propaganda Fide nė Romė botoi librin e tij Jeta e sceitit sc' Gnon Berchmans (Jeta e Shėn Gjon Berhmansit), pėr njė shenjtor jezuit nga Brabanti (1599-1621), kurse mė 1892 T'perghjamit e Zojs Bekume (Pėrngjasim i Zojės sė Bekueme), pėrkthyer nga spanishtja. Mė pas ai do tė botonte njė pėrkthim nga Katekizmi i madh nė tre vėllime, Historia e shejtė, dhe njė jetėshkrim tė Shėn Alojsius nga Gonzaga (1568-1591). Nga viti 1891 Mjeda studioi pėr disa vjet nė fakultetin teologjik tė kolegjit Gregorian tė Krakovit nė Poloninė katolike. Atje u njoh me veprat filologjike tė albanologėve Gustav Majer (Gustav Meyer, 1850-1900) dhe Holger Pedersen (1867-1953). Vjersha e Mjedės Gjūha shqype, e shkruar nė dhjetor 1892, iu pėrkushtua gjuhėtarit austriak Majer, vepra monumentale e tė cilit Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache (Fjalor etimologjik i gjuhės shqipe) kishte qenė botuar njė vit mė parė nė Strasburg. Veprat e Majerit dhe Pedersenit zgjuan te Mjeda interesimin pėr historinė dhe zhvillimin e gjuhės shqipe, qė do tė vazhdonte edhe nė vitet e mėvonėshme dhe do tė kthehej nė njė ndihmesė pėr vetė problemin e alfabetit, nėpėrmjet punės sė tij me tekstet shkollore dhe studimet pėr autorėt e vjetėr katolikė Pjetėr Budi (1566-1622) dhe Pjetėr Bogdani (rr. 1630-1689). Mė 1893 poetin e gjejmė nė Goricia buzė kufirit italo-slloven, kurse pas njė viti pėrsėri nė Kraljevica, ku dha mėsim filozofi e teologji e ku shėrbeu si bibliotekar nė kolegjin Gregorian. U emėrua profesor i logjikės e mė pas i metafizikės. Thuhet se mė 1898, nė gjirin e jezuitėve tė Kraljevicės shpėrtheu njė konflikt, me sa duket pėr lidhjet e tyre me Austro-Hungarinė dhe me Vatikanin. Hollėsitė e skandalit nuk njihen me saktėsi, por dihet se Ndre Mjeda u pėrfshi njėfarėsoj nė kėtė konflikt dhe menjėherė u pėrjashtua apo dha dorėheqjen atė vit nga Urdhri Jezuit. Mė 1899, me ndihmėn e tė vėllait Lazėr Mjeda, peshkop i Sapės qė mė 1896 e mė pas kryepeshkop i Prizrenit e kryepeshkop i Shkodrės, e sidomos me ndihmėn e Prenk Doēit (1846-1917), abati me influencė i Mirditės dhe vetė poet i lėvizjes kombėtare, Ndre Mjeda u emėrua mėsues nė Vig, nė krahinėn malore tė Mirditės. Gjithashtu mori pjesė nė fillim nė veprimtarinė e shoqėrisė letrare Bashkimi, qė ishte themeluar atė vit nė Shkodėr me mbėshtetjen austro-hungareze nga Preng Doēi, Ndoc Nikaj dhe Gjergj Fishta. Mė 1901 bashkė me tė vėllanė themeloi shoqėrinė Agimi, e cila krijoi njė alfabet (alfabet ky i nji komisioni t'Ministrisė s'punėve tė jashtme t'Austro-Hungarisė, me bazė alfabetin kroat) dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti. Pėr veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Me kėtė alfabet Ndre Mjeda dhe Anton Xanoni botuan njė numėr kėndimesh pėr shkollat shqipe, ndėr to Kėndimet pėr shkollat e para tė Shqypnisė, i cili pėrmbante njė numėr tekstesh nė prozė tė shkruara nga Mjeda. Nė fillim tė shtatorit 1902, Mjeda u ftua nė Hamburg pėr tė marrė pjesė nė Kongresin e 13-tė Ndėrkombėtar tė Orientalistėve, ku lexoi njė kumtesė me titull De pronunciatione palatalium in diversis albanicae linguae dialectis (Mbi shqiptimin e palataleve nė dialektet e ndryshme tė gjuhės shqipe). Interesimi i zjarrtė i Mjedės pėr ēėshtjen e alfabetit tė shqipes bėri qė ai, pavarėsisht nga problemet me autoritetet osmane, tė marrė pjesė nė Kongresin e Manastirit mė 1908, ku alfabeti i tij Agimi humbi para atij Bashkimi tė Gjergj Fishtės. Mė 1908 nė Kongresin e Manastirit bashkė me At Fishtėn, Luigj Gurakuqin, Hilė Mosin dhe Mati Logorecin si pėrfaqsues i Shkodrės dhe variantit tė karaktereve latine, u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisia Letrare Shqipe. Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet. Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Nga viti 1930 qe mėsues i gjuhės dhe letėrsisė shqiptare nė kolegjin jezuit nė Shkodėr, ku edhe vdiq mė 1 gusht 1937[2].

Veprimtarinė poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrua mė 1887; nė tė ndihen fryma patriotike dhe nota pėrmallimi, qė shquanin paraardhėsit e tij L. De Martinin, N. Bytyēin etj. Vepra pėrmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit qė tė ngrihej pėr tė fituar lirinė. Qė nga kjo kohė e deri mė 1917 kur pa dritėn e botimit vėllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjė. Tė kėsaj kohe janė poema tjetėr romantike I tretuni, nė tė cilėn ėshtė derdhur malli pėr atdheun, pėr njerėzit dhe natyrėn e vendit me bukuritė e saj, vjersha Shtegtari, Malli pėr atdhe, Gjuha shqype, Bashkoniu !etj. Krahas krijimeve tė pėrshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, nė tė cilat tema patriotike u trajtua nė frymėn e poezisė luftarake tė Rilindjes, si Liria (1910-1911). Nė tė gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut mė 1911, qėndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtė pėr drejtėsi shoqėrore dhe pėr tokė. Grishja e poetit qė fshatarėt tė ngriheshin pėr t'u ēliruar nga zgjedha e rėndė shoqėrore, ndėrthuret me besimin se lufta e vegjėlisė do tė sjellė lirinė. Nė kėtė vepėr gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedės, qė pėrbėn bashkė me patriotizmin, anėn mė tė fortė tė botėkuptimit dhe tė krijimtarisė sė tij. Vjersha "Mustafa Pasha nė Babunė" fshikullon pavendosmėrinė dhe qėndrimin e lėkundshėm tė parisė feudale nė luftė kundėr zgjedhės sė huaj. Nė poemėn e njohur Andrra e jetės nėpėrmjet pamjeve poetike prekėse, autori zbuloi tragjedinė e malėsorėve tė varfėr, qė rronin nė zgrip tė jetės, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botėn shpirtėrore tė personazheve tė poemės, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete tė kursyera dhe mjeshtėri.

Fazės sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftės I Botėrore, i pėrkasin poemat nė tingėllima (sonete) "Scodra" dhe "Lissus", ku, pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonė, sidomos fryma luftarake dhe liridashėse e stėrgjyshėrve tė tij, ilirėve. Duke vijuar nė kėtė kohė traditėn e poezisė sė Rilindjes Kombėtare, Ndre Mjeda shprehu kėshtu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar qė sundonte vendin.

Nė prodhimin poetik tė Ndre Mjedės, zėnė vend edhe vjershat pėr fėmijė. La edhe disa shqipėrime tė goditura nga Gėtja, T. Grosi, etj. Romantik nė thelb, Ndre Mjeda bėri njė hap pėrpara drejt realizmit, ai kishte kėrkesa tė larta dhe tregoi mjeshtėri tė rrallė poetike

Ndre Mjeda dha ndihmesėn e tij edhe nė fushėn e gjuhėsisė. Puna e tij u zhvillua nė, gramatikė, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin qė u zbatua prej shoqėrisė Agimi me kriterin shkencor pėr ēdo tingull njė shkronjė, duke pėrdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesė tė shėnuar nė lėvrimin e gjuhės letrare. Nė historinė e gramatologjisė shqiptare janė pėr t'u pėrmendur Vėrejtje mbi artikuj e premna pronės tė gjuhės shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndėr dialektet e ndryshme tė gjuhės shqipe (1902). Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr. Transkriptoi pjesėrisht veprėn e P. Bogdanit (1930) dhe tė P. Budit (1932), shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries (1932) dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV (1933).

Ndre Mjeda ėshtė njėri nga poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe. Me njė frymėzim tė parė romantik e djaloshar ai ka krijuar poemėn e mallit e tė dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetės autentike tė botės shqiptare ai ka krijuar poemėn e botės shqiptare (Andrra e jetės). Me kėrkime nė njohjen e rrėnjėve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingėllimeve (Lissus, Scodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemėn e revoltit dhe himnin e lirisė (Lirija).

Mjeda mbetet mjeshtėr i pashembullt i formės e i gjuhės poetike nė shqip dhe mjeshtri mė i madh i tingėllimit nė shqip deri mė sot.

Vepra e Ndre Mjedės u botua e plotė nė tri vėllime nė Prishtinė nė vitin 1982 nėn pėrkujdesjen e Sabri Hamitit dhe nji studim mjaft i vlefshėm me shtatė vėllime nga Mentor Quku.

» Dergo Korrigjime »


Poezi:

» Dergo Nje Poezi »


NDRE MJEDA :: KOMENTE





Gėzuar Ditelindjen
SHUMĖ URIME
PĖR JU        
Eroll Murati 29 vjeē

Votimi i Javes
   28 Korrik - 3 Gusht 2014

Kush Do Dominoje Kete Vit?

  Gold Ag

  Ghetto

  Noizy

  Unikkatil

  2po2

  D.U.D.A

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra