>
BIOSHQIP

Liridona Qarri, Së Shpejti Me Videoklipin “Leje Inatin”

24-11-2016
Fundi i vitit po sjell risi dhe hite të reja në botën e muzikës shqiptare në Kosovë. Këngëtarja e njohur Liridona Qarri ka paralajmëruar se për pak ditë do të lansohet kënga dhe videoklipi “Leje inatin”.

Liridona merret me muzikë tash e sa kohë dhe ky është klipi i dytë. Muzika dhe orkestrimi për këtë këngë është bërë nga Argjent Meqe-Xheni në Shkup,teksti nga Ejup Shabani.



Ndërsa video klipi është realizuar nga Dario ‘General Film’. Klipi është realizuar kryesisht në Shkup e periferi. Përpos kësaj kënge është dhe një potpuri tjetër për netët festive në TV-të e Kosovës dhe në Maqedoni

Edhe në këtë këngë, Liridona ka shfaqur muzikalitetin e saj, vlerat artistike dhe bukurinë që ia ka falë Zoti.
(botapress)

Liridona Qarri, Së Shpejti Me Videoklipin “Leje Inatin”