>
BIOSHQIP

Lola Pink, Vajza Që Sjell Risi Në Skenë

29-07-2016
E re dhe shumë ambicioze, ka nisur një karierë të bujshme në muzikë. Është nga Tirana ndërsa vjen në këtë intervistë duke shpalosur planet e saj për të ardhmen dhe një njohje më të mirë mbi tiranasen e bukur. "Quhem Luljeta Driza por shkurt më thërasin Lola, jam nga Tirana 26 vjece. Hapat e mija të para drejt muzikës kanë qenë që e vogël në shkollë fillore, aty e dalluan njerëzit që unë kam talent për të kënduar, më vonë nisa të praktikoj muzikën live në karaoke, shpesh kam qenë pjesë e televizioneve për talentet e reja, muzika tashmë në jetën time u bë jo vetëm pasion por edhe në një mënyrë si biznes sepse koha ka ardhur e tillë", thekson Lola për veten e saj, ndërsa sa i përket këngës së fundit ajo thotë: "Sa i pëtket këngës është në rrymën zbavitëse e ndërthurur me tekno e moderne, teksti flet për një cift që janë në lidhje dhe mashkulli e tradhëton me një femër tjetër e që femra i kundërvihet dhe aty fillon dhe titulli ku është problemi. Kënga është realizuar nga Artan Kastrati ndërsa klipi nga Mensur Kadriu dhe i falenderoj të dy", shprehet për fund këngëtarja Lola Pink.
(Arsim Kolari - TeksteShqip.com)

Lola Pink, Vajza Që Sjell Risi Në Skenë