>
BIOSHQIP

Lori, Së Shpejti “Me Ty Nuk Flas”

26-03-2015
Këngëtarja Lori nuk është parë të jetë shumë atraktive kohëve të fundit por prisni! Ajo e ka gati projektin e rradhës.

"Me ty nuk flas" është kënga më e re e saj e cila do të publikohet në këtë fundjavë dhe është finalizuar edhe me videoklip.

Kjo këngë është punuar nga Armend Regjepagiqi dhe me tekst nga Aida Baraku, ndërsa për videoklipin janë kujdesur një produksion italian.

Xhirimet janë kryer në Itali dhe e veçanta e këtij videoklipi do të jetë se Lori në këtë klip do të shfaqet me një styling shumë interesant dhe me disa lloje ngjyrash të flokëve.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Lori, Së Shpejti “Me Ty Nuk Flas”