TEKSTESHQIP

Mahmut Ferati
Anes Se Lumit
Lyrics

O kjo anë e lumit
Ka bilbila shumë
Pritëm bandill pritëm
jam e vogël shumë

Fusha na bën lule
Mali bën furtunë
Pritëm bandill Pritëm
Sa të rritem unë

Q'u dehen bilbilat
M'erdhi koha mu
Merrëm bandill merrëm
Në krahët e tu

Fushës mbledhim lule
E thithim aromë
Po q'na duhet tjetër
Vallë në kët botë

Malin mbuloi bora
Fushes lulet ranë
Sa shpejt fryu kjo jetë
Vallë n'andërr u pamë

DËRGOI: