>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Zambaku I Bardhë” Nga Malësori

29-05-2014
Malësori vazhdon të mbetet ndër këngëtaret e paktë shqiptar që mundohet të kultivoj dhe ruaj këngën shqipe. Asnjë nga këngët e tij nuk qëllon të jetë pa pasur instrumente burimore shqiptare. E tillë është edhe kënga më e re që sapo është publikuar me titull “Zambaku i bardhë”.



Kënga është punuar nga Ilir Berani, orkestrimi nga Ardian Kastrati ndërkaq videoklipi është realizuar në qytetin antik shqiptar në Apolloni, xhirimet e të cilit janë bërë nga produksioni “MusicAl” nga Tirana. “Kënga dhe klipi përmbajnë motive etno të muzikës sonë burimore, karakteristike për trevat tona të Ilirides”, ka thënë ai.



Këngëtari shqiptar nga Malësia e Madhe theksoi se këto ditë do të editohet edhe albumi më i ri me të njëjtin titull, ku shpërndarjen do ta bëj produksioni “Eurolindi”.
(Kosovarja)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Zambaku I Bardhë” Nga Malësori