>
BIOSHQIP

Maya Alickaj Prezanton Të Fejuarin E Saj Arkitekt

10-02-2013
Këngëtarja vlonjate, Maya Aliçkaj, ka bërë një rrëfim personal në ekran për fejesën e saj prej një viti me arkitektin nga Vlora, Arben Shuaipi. Këngëtarja ka vendosur ta bëjë publike këtë lidhje në emisionin “Takimi i Pasdites” të Rudina Magjistarit në “TV Klan”, duke folur kështu hapur për gjithçka në raportin e tyre gjatë një viti bashkëjetese në Tiranë, me djalin që ka jetuar 21 vite si emigrant në Itali. “Profesioni i arkitektit që i fejuari im ka është art, vizatim, krijimtari dhe një plus për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin”, tha ajo. Më tej, duke sqaruar se si po e përjetonte këtë ndryshim në jetë, pohoi: “Eshtë e rëndësishme që njeriu të ndihet mirë, qoftë i vetëm apo i shoqëruar. Unë jam nga ata persona që jam ndier mirë edhe kur kam qenë vetëm, por natyrisht që e mira nuk ka fund dhe kur gjen një partner që e ke në krah, ndihesh e plotësuar, pra të bën të ndihesh më mirë”. Më tej ka vazhduar rrëfimin Arbeni, i cili ka zbuluar mënyrën se si dhe kur janë njohur. “Ne kemi 3 vite që njihemi nga një grup shoqëror i përbashkët, kur udhëtoja nga Italia, vendi ku jetoja prej vitit 1991, dhe ku kam mbaruar studimet”. Më tej, në intervistën e alternuar, Maja ka deklaruar se ka qenë një afeksion që ka lindur pas një sherri mes tyre, pasi “ndërsa dilnim dhe ndienim për njëri-tjetrin, unë merrja një person të tretë me vete, dhe në një situatë të tillë në makinë Arbeni u acarua nga ky fakt dhe më rrëmbeu puthjen e parë, duke më befasuar”. Maja vazhdoi: “Që herën e parë ka qenë shumë interesante njohja me Arbenin, pasi në gjithë jetën time ka qenë i vetmi njeri që më ka tërhequr vëmendjen, pra që e kam parë unë e para dhe jam interesuar për të. M’u duk i huaj në fillim, por kur më thanë që ishte nga Vlora u çudita dhe u intrigova dhe më shumë. Ajo tregoi se: “Jam supersticioze dhe nga përvoja e jetës jam e bindur që ndodhitë në jetë e kanë një fat të parashkruar që nuk e kthen dot mbrapsht, qoftë të mirat që vijnë në jetë apo qoftë të këqijat. Kjo lidhje ishte për t’u bërë dhe ja u bë”, ka theksuar ajo. Duke renditur se çfarë i ka tërhequr në karakterin e njëri-tjetrit, Maja ka veçuar tek Arbeni kokëfortësinë, sinqeritetin, inteligjencën, ambicien dhe faktin që nuk është një djalë dorështrënguar, pasi e mbështet jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht. Nga ana tjetër, Arbeni ka pohuar se te Maja ai ka plotësuar gjysmën që i mungonte, dhe se i pëlqen fakti që ajo në çdo moment të ditës është e kuruar dhe e bukur. Maja ka pohuar se Arbeni e shoqëron gjithandej në koncertet e saj, përveç Amerikës, gjë që e kanë zgjidhur me telefonatat e shpeshta, biseda që sipas Majës kushtojnë i milionë lekë të vjetra. Ajo foli për eksperiencën e bashkëjetesës, ku la të kuptohej se ndihej shumë mirë me Arbenin, me të cilin mund të martohet dhe pse jo të kenë një fëmijë. “E kam pasur fobi të jetoj me një mashkull në shtëpi, por prej 1 viti bashkëjetesë me Arbenin nuk kam ndier as më të voglën vështirësi. Gjithçka vjen vetë në jetë”, ka theksuar Maja
(Panorama)

Maya Alickaj Prezanton Të Fejuarin E Saj Arkitekt