>
BIOSHQIP

Shtyhet Publikimi I Këngës Nga Gjiko Dhe Mc Kresha

12-11-2015
U paralajmërua që do të publikohet sonte kënga më e re nga reperët Gjiko dhe MC Kresha, mirëpo fansat e tyre siç duket duhet të presin edhe disa ditë.

E kjo për faktin se lansimi i projektit të tyre është shtyrë.

Gjiko ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare se klipi është shtyrë dhe se lansimi i tij nuk është caktuar se për cilën ditë do të bëhet.

Kënga është punuar nga BigBang në shtëpinë e hiteve RedBox, teksa klipi është punuar nga Valon Aziri.

Lexoni postimin e plotë të Gjikos:

TE DASHUR FANSA
Kom mendu qe projekti ka mu kry ma shpejt amo sendet e mira po vishin kadaldale.
ju kisha lut me pas durim veq edhe pak dite se ka me ja vlejt ! ME RESPEKT EDHE SHUME DASHNI - ASREN GJIKOLLI GJIKO.
(Indeksonline)

Shtyhet Publikimi I Këngës Nga Gjiko Dhe Mc Kresha