>
BIOSHQIP
Biografia
Mentor Haziri eshte nder kengetaret me te popullariziar shqiptar, njiher poashtu si zeri me i mire ne trevat shqiptare, e deshmuar kjo per dy vite me radhe ku fitoj kete cmim ne "Kenga Magjike", poashtu eshte artisti i pare shqiptar i lansuar ne kanalin e famshem MTV me kengen "Tonight is your night" dhe i nominuar per cmimin "Best Adria Act". Mentori eshte ne pergatitje te albumit te tij autorial qe eshte ne bashkepunim me muziciente irlandez dhe producentin Dave Mccune. Gjate veres 2022 pritet nje hit single nga ai dhe shume befasi tjera.

Mentori u lind ne Ferizaj dhe shkollen fillore kreu ne vendlindje ku aty spikati talentin e tij per muzike duke performuar ne eventet shkollore dhe duke kenduar ne kor te shkolles, me 1989 paraqitet ne Akordiada ne RTP, mirepo masat e dhunshme e mbyllin TV-n.

Ka te kryer Shkollen e mesme te mjekesise. Dhe ne kohen e studimeve lufta ne Kosove, e ndajne nga Familja dhe e dergojne ne Australi, ku atje kendoi me shume bende, perfshire The Victoria Police Band.

Kenga e pare qe e paraqiti ne skene Mentor Hazirin ishte nje kenge kunder narkoman- ise ne vitin 2002 ku ai formoi grupin Kthjellu ne ate kohe, duke pasuar me nje kenge tjeter poashtu me teme sociale te quajtur Kerkoj dhe me pas per te fituar TOP FEST vendin e pare bashke me Alban Skenderaj dhe Best Pop and Rock me dy kenget Dicka dhe Mundohem te harroj ku te dyja keto kenge te shkruara nga vete Mentori, kengen dicka ne bashkepunim me Alban Skenderaj.

Mentori eshte artisti i pare ne historin e kultures muzikore qe lansohet ne MTV ne tere boten me kengen e tij Tonight is your night ne nje kampanje kunder trafikimit te qenieve njerezore bashke me Angelina Jolie, Radiohead, Placebo, Muse etj. Kjo ndodhi ne vitin 2010 dhe po ate vit Mentori nominohet per cmimin Best Adria Act ne MTV EMA ne Spanje.

Mentori poashtu eshte pjesmarres i festivalit EXIT ne Novi Sad dhe performoi ne skenen e MTV ne po te njejtin festival.

Kenget e tij tani me jane hite te perjetshme ku pason bashkepunimi me Flori Mumajesin ne kengen "S'te fal", nje megahit i asaj kohe duke pasuar me kengen Engjell dhe Vetem nje here.

Pas ketyre sukseseve dhe koncerteve ne vazhdimesi Mentori ik ne Irlande per te zgjeruar bashkepunimin e tij me Studion me te madhe ne Dublin Ventry dhe me Anetaret e orkestres se Radio Televizionit Irlandez ku realizon me shume se 15 kenge te shkruara vete dhe disa me producentet me eminent boteror.

Nje nga kenget lanqohet po ashtu ne Shqiperi dhe promovohet tek E diela shqiptare qe quhet "When I hear your name".

Mentor Haziri vitin e kaluar merr pjese ne Kenga Magjike dhe merr cmimin si zeri me i mire mashkull i ketij festivali me kengen e shkruar me tekst nga vet ai dhe me muzike te Gent Myftarait.

Po kete vit Mentor Haziri eshte pjesemarres ne Kenga Magjike me kengen e shkruar nga vet ai qe quhet "ME KE VRA" dhe qe eshte pritur jashtezakonisht mire.

Projektet nuk kane te ndalur pasi qe Mentor Haziri eshte ne pergatitje te nje solo kenge tani dhe qe pritet te jete kenga me e mire e ketij fundviti, kjo kenge eshte nje bashkepunim me nje kompozitore nga Tirana, ku bashke do shkembejne kulturen kosovaro-shqiptare.

Rendi kronologjik i eventeve:

Më datë 20 Prill 2008, 7Me7 publikojnë videoklipin "Ferizaj", në bashkëpunim me Mentor Hazirin.

Më datë 21 Korrik 2011, Mentor Haziri publikon videoklipin "Engjell". Me këtë këngë, Mentor Haziri u paraqit në këto festivale: VFM 2012 (2012), Zhurma Show 2011 (2011).

Më datë 21 Prill 2014, Mentor Haziri publikon videoklipin "Vetem Nje Here".

Më datë 17 Nëntor 2014, Mentor publikon videoklipin "Transition".

Më datë 12 Korrik 2016, Mentor Haziri publikon videoklipin "Kujtoje". Me këtë këngë, Mentor Haziri merr pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 20 Qershor 2017, Mentor Haziri publikon videoklipin "Survivor". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 13 Tetor 2017, Mentor Haziri publikon videoklipin "Zemër E Vrarë". Muzika e këngës u punua nga Mentor Haziri, Mentor Haziri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Në Tetor 2017, Mentor Haziri merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Plage ne zemer".

Më datë 27 Shkurt 2018, Mentor Haziri publikon videoklipin "When I Hear Your Name".

Në Tetor 2018, Mentor Haziri merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Me Ke Vra".

Më datë 3 Mars 2019, Mentor Haziri publikon videoklipin "Hana". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eriona Rushiti. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative, ndërsa produksioni audio u realizua nga Florent Boshnjaku. Kënga është e zhanrit baladë dhe është mjaft e veçantë sa i përket video xhirimeve, ku në qendër të vëmendjes është një balerinë.

Më datë 18 Korrik 2019, Mentor Haziri publikon videoklipin "Kom Me T'lanë". Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku. Produksioni audio u realizua nga Irkenc Hyka.

Më datë 19 Mars 2020, Mentor Haziri publikon videoklipin "Mara". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eriona Rushiti.

Në Maj 2020, Mentor Haziri merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Mara".

Më datë 7 Qershor 2020, Mentor Haziri publikon videoklipin "Per Ju". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eriona Rushiti. Me këtë këngë, Mentor Haziri merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 në vitin 2021.

Më datë 30 Tetor 2020, Mentor Haziri publikon videoklipin "Nji Grusht Trandafila". Teksti i këngës u shkrua nga Eriona Rushiti.

Më datë 7 Shtator 2021, Mentor Haziri publikon videoklipin "Sonte". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga Mentor Haziri. Videoklipi u prodhua nga Time Pictures, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gent Myftaraj.

Më datë 13 Tetor 2021, Mentor Haziri publikon videoklipin "U Bo Gati Dashnia". Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 11 Nëntor 2021, Mentor Haziri publikon videoklipin "Qëndro". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Mentor Haziri. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 4 Maj 2022, Mentor Haziri publikon videoklipin "Lament For Ukraine", në bashkëpunim me Sharon Gaynor & Dave Mccune. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Në Maj 2022, Mentor Haziri merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Lament For Ukraine", në bashkëpunim me Sharon Gaynor & Dave Mccune.

Më datë 31 Dhjetor 2022, Mentor Haziri publikon videoklipin "Nessun Dorma". Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 8 Mars 2023, Mentor Haziri publikon videoklipin "Zani (Intro)". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Mentor Haziri. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 29 Mars 2023, Mentor Haziri publikon videoklipin "Vajza E Vuthajve". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Mentor Haziri. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 31 Mars 2023, Mentor Haziri publikon videoklipin "Bajram Curri". Kënga është kompozuar nga Dervish Shaqa. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 6 Prill 2023, Mentor Haziri publikon videoklipin "Braktisun". Teksti i këngës u shkrua nga Eriona Rushiti. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Në vitin 2023, Mentor Haziri publikon albumin "Zani Ep".

Më datë 19 Korrik 2023, Mentor Haziri publikon videoklipin "Besom". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Mentor Haziri. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 7 Dhjetor 2023, Mentor Haziri publikon videoklipin "Vendi Që Të Rriti". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Mentor Haziri. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 7 Prill 2024, Mentor Haziri publikon videoklipin "Çanakalaja". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Mentor Haziri. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.