>
BIOSHQIP
Biografia
Merita Halili është këngëtare e njohur për të gjithë ne, pasi këndon këngën e tabanit popullor. Ajo për herë të parë në skenë u ngjit në moshën 16 vjeçare në "Ansamblin e Këngëve dhe Valleve", ku është vërejtur talenti i saj. Këndon këngë nga të gjitha trevat shqipfolëse, por më së shumti të Shqipërisë së mesme dhe ka realizuar albume e këngë të shumta, të dedikuara: dashurisë, atdheut, heronjve etj. Ka fituar shumë çmime, por ai që arriti piadestalin ishte në vitin 2000, një çmim ky që u dhurua nga Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, me të cilin ajo u quajt artiste, "Ambasadore e kombit". Është e martuar me mjeshtrin e madh të fizarmonikës, Raif Hysenin, person ky i cili ka arritur gradë të lartë në muzikën mbarë shqiptare. Ky çift kaq i mrekullueshëm, janë pjesëtar të "Qendrës së muzikës dhe Vallëzimit tradiconal" të New York, të cilët janë zgjedhur si interpretuesit më të mirë për ta përforcuar folklorin dhe ata me punën e tyre profesionale kanë arritur të edukojnë, mësojnë rreth 3000 studentë, vendas e të huaj, vallen e këngën e mirëfilltë shqipe.. Aktualisht jeton me tre vajzat dhe bashkëshortin në Amerikë, po malli dhe dashuria per atdheun e mbajne ate gjalle per te cilin dhe kendon kenge te mrekullueshme

Në vitin 1990, Merita Halili publikon albumin "Këngë Popullore Të Zgjedhura".

Në vitin 1992, Merita Halili publikon albumin "Merita Halili (Vol.2)".

Në vitin 2000, Merita Halili publikon albumin "Merita Halili".

Më datë 27 Gusht 2009, Merita Halili publikon videoklipin "Mitrovica", në bashkëpunim me Raif Hyseni.

Më datë 23 Janar 2013, Merita Halili publikon videoklipin "E Jotja Jam, I Imi Je".

Më datë 30 Janar 2014, Merita Halili publikon videoklipin "Tirana".

Më datë 22 Korrik 2023, Merita Halili publikon videoklipin "Ajka", në bashkëpunim me Bes Kallakun.
DËRGOI: