>
LETERSISHQIP

Vetvrasja E Trumcakut

Trumcaku vuente nga melankolia. U lind në një vend me të vërtetë të shkretë. Në vend të barit bijshin qime e derrit e në vend të pemve - brinat e një shtazës parahistorike. Dhe në kët natyrë - e cila nuk mund të quhet natyrë - kush mos të bahet melankolik? Dihet se një trumcaku s'i duhet shumë për jetë, por natyra, e cila nuk ishte natyrë, s'i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu në kët pike kozmike; nuk dijmë shumë. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetësh dhe një fjalë goje, si për shembull: "…të bahet dritë! Dhe drita u ba!" - A shifni? Një fjalë magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!
Dhe unë thash: të bindet trumcaku në një vend ku në vend të barit bijnë qimet e derrit e në vend të pemve - brinat e një shtazës parahistorike.
Njëherë trumcaku qëndroi mbi një brenë. U mërzit të shikojë qimet e derrit, u mërzit të fluturojë prej brenës mbi brenë. Nga mërzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra në pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca në kuptim ma të hapët të fjalës, pakkuj i solli qetsi dhe të mire.
Dhe trumcaku, në majë të brenës e në kulm të melankolis, vendosi të vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth përqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej ndër syt e tij të dëshpruem. Cicrroi një here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej një crrrr e gjatë e plot mallëngjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave të tij. Dhe, pa u dhanë krahve, këcej prej brenës… ra mbi një qime të derrit, të gjatë e të mprehtë si thika, dhe u ngul mbi të.
Trumcaku i ngulun mbi një qime të derrit. Me krahët dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik në majë t'oxhaqeve tona. Atbotë frynte veka janë këto kapërcime logjike! Ka me bërtitë ndokush.
Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale dhe dogmatike në botën tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me më gjykue për disa kapërcime logjike askuj damsjellje?