>
LETERSISHQIP

Refren Mortor

Drejtësia jonë
përlyer trup e shpirt
Kupën e krimit e pi gjer në fund,
pastaj flet poshtë veladonit,
si vejushë :
E keqja u mund…

Hyr e dil, korbat e zinj
Hyr e dil,
krra-krra…
Kjo këngë mortore
në këmbim të lirisë
Orakull nuk ka…!