>
BIOSHQIP
Biografia
Mihallaq Andrea këngëtar i cili i është kushtuar muzikës që në moshë të re, kur nisi të krijonte këngët e para, për t’u bërë më pas me zërin e tij të veçantë pjesë e pandarë e serenatave në Korçë. Krijimet e tij vazhdojnë të mbeten ndër më të bukurat e më të njohurat. Mihallaq Andrea është cilësuar si këngëtari i dashurisë dhe si ikona e serenatës korçare. Mihallaq Andrea ka një karrierë të pasur muzikore si kantautor dhe së fundi ka botuar edhe një roman mbi jetën e tij duke gërshetuar kështu dy talentet e tij. Mihallaq Andrea është dekoruar me titullin “Personalitet i shquar i Qarkut të Korçës”.

Në Nëntor 1999, Mimoza Paraveli & Mihallaq Andrea marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Dy Netë".

Në Nëntor 2001, Mihallaq Andrea merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Ke Nenen".

Në Mars 2014, Mihallaq Andrea merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "O Moj Korçare".

Në Mars 2014, Mihallaq Andrea merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Të Jem Me Ty".
DËRGOI: